Liga Ballkanike ne basketboll per meshkuj startin e saj per sezonin 2019-2020 do ta kete ne Shkoder. Drejtuesit e ketij institucioni kane zgjedhur pikerisht Vllaznine per kete start duke bere qe ajo ta luaje ndeshjen e pare ndaj skuadres malazeze KK Ibar Rozaje.
Kjo do te ndodhe me 22 tetor dhe takimi do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Por nese eshte vendosur per startin ende nuk ka shume paqartesi per numrin e skuadrave pjesmarrese dhe skemen qe do te aplikohet deri ne fund te ketij kompeticioni.

Kjo ngaqe sivjet ka patur nje interes shume te vogel per te marre pjese ne Ligen Ballkanike dhe deri tani ne te jane rregjistruar vetem 5 ekipe. Perveç Vllaznise qe perfaqeson Shqiperine dhe KK Ibar qe perfaqeson Malin e Zi, jane edhe dy skuadra kosovare, KB Peja dhe KB Rahoveci.

Po ashtu eshte edhe skuadra bullgare Academik Bultev 99. Nderkohe behet e ditur se drejtuesit e Liges deri me 17 tetor presin konfirmimin edhe te nje ekipi te gjashte qe do te plotesonte siç duhet grupet.

Nga ana tjeter eshte caktuar qe ndeshjet finale te ketij kompeticioni do te luhen me datat 7 dhe 14 prill te vitit te ardhshem. Vllaznia do te tentoje pse jo edhe ta fitoje kete trofe.
www.shkodrasport.com