Takimi Vllaznia- Teuta do te startoje ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne te dy kampet duket se nuk ka me dilema sa i takon ndertimit te formacioneve.

Trajneret Dedja e Martini tashme e kane gjithçka gati dhe presin vetem per te zbritur ne fushe. Te dy ekipet kane qene te grumbulluar mbremjen e se henes, Vllaznia ne “Havana” dhe Teuta ne “Gardenland Resort”.

Nga ana tjeter eshte zbardhur edhe emri i arbitrit qe do ta drejtoje kete sfide shume te rendesishme te vlefshme per kampionatin e Kategorise Superiore.

Ai do te jete arbitri vlonjar i kolegjiumit te Tiranes, Klajdi Kola. Sektori perkates ne FSHF ka caktuar ate per drejtimin e kesaj ndeshje dhe kuptohet qe prej tij pritet nje arbitrim korrekt.
www.shkodrasport.com