Vllaznia U17 ka zhvilluar nje ndeshje “miqesore” paraditen e sotme ne kuadrin e javes se 23-te te kampionatit. Ajo ka fituar me rezultatin e thelle 7-2 ndaj ekipit te Laçit.

Takimi eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne fakt nuk ka patur shume histori. Ne pjesen e pare, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi do te shenonin dy gola, fillimisht me ane te Klajti Halilit dhe me pas me Markelian Gurin.

Ne te dyten do te shenoheshin edhe 5 gola te tjere nga ekipi shkodran, pikerisht nga Ersi Zaganjori fillimisht, me pas nga Hazret Shimaj, per te shenuar edhe nje gol tjeter Markelian Guri, nderkohe qe do te shenonte nje dygolesh edhe sulmuesi Kevin Dodaj.

Laçi nga ana e tij ka shenuar dy gola me ane te kapitenit Aron Mera, por qe nuk i kane sherbyer per asgje, thjesht per te ngushtuar sadopak diferencen e golave me ekipin vendas.

Pas kesaj jave, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, nderkohe qe ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur, ate ndaj Shenkollit ne transferte./SHKODRA-SPORT.COM/