HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia U17 për femra fiton me goleadë në transfertë ndaj Egnatias

Vllaznia U17 për femra fiton me goleadë në transfertë ndaj Egnatias

Vllaznia U17 per femrave ka marre nje fitore te paster ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne Rrogozhine ndaj Egnatias vendase, duke e mundur me rezultatin e thelle 6-0.

Takimi nuk ka patur shume histori sepse eshte dominuar nga vajzat shkodrane. Ato kane arritur ta shenojne golin e pare me ane te futbollistes Herta Hasaj ne minuten e 22-te. Por nderkohe futbollistja tjeter Drilona Mataj do te shenonte edhe dy gola po gjate pjeses se pare.

Ne kete menyre, pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 3-0 per Vllaznia U17. Ne fillimin e pjeses se dyte, Mataj do te shenonte edhe nje gol tjeter duke plotesuar “tripleten” e saj.

Nderkohe do te kishte edhe vend edhe per dy gola te tjere qe kishin per autore futbollistet Egla Hoxha dhe Lusil Cungu. Kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 6-0 ne favor te ekipit shkodran.

Pas javes se gjashte te kampionatit, Vllaznia U17 ka arritur te grumbulloje 12 pike, duke ndare vendin e pare dhe te dyte sebashku me Tiranen qe ndodhet ne te njejten kuote pikesh./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments