Vllaznia U17 ka fituar me goleade ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe eshte zhvilluar mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit Brians.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kane fituar me shifrat e thella 7-0 ne kete takim te vlefshem per javen e 15-te te kampionatit te kesaj grupmoshe.

Gjithçka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare kur 17 vjeçaret shkodrane kane shenuar 4 gola. Serine e tyre e ka hapur futbollisti Aris Ara qe ne minuten e 6-te nderkohe qe sulmuesi Kevin Dodaj do te shenonte tre gola njeri pas tjetrit ne minutat 15, 41 dhe 45.

Ne pjesen e dyte nderkohe vendasit do te shenonin edhe tre gola te tjere qe kishin per autore futbollistet Gerald Kubazi, Rijad Fangaj dhe Gabriel Rroku duke sigluar ne kete menyre fitoren e thelle 7-0.

Me trepikeshin e sotem Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje pas Internacionalit qe e kryeson ate me 38 pike./SHKODRA-SPORT.COM/