Vllaznia U19 e ka nisur me fitore fazen e trete dhe te fundit te kampionatit te kesaj grupmoshe. Ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ajo ka fituar me rezultatin e thelle 9-0 ndaj Shkendise se Durresit.

Ka qene nje fitore e lehte ndaj nje kundershtari te dobet qe jo me mot mban vendin e fundit ne tabelen e renditjes. Ne pjesen e pare jane shenuar dy gola. Ka qene mbrojtesi Flori Spahija ai qe ka zhbllokuar fillimisht rezultatin dhe me pas mbrojtesi tjeter Gledian Pusi qe ka shenuar edhe te dytin.

E dyta nderkohe do te ishte krejt tjeter gje. Dominim i plote i kuqebluve qe kane shenuar edhe shtate gola te tjere. Fillimisht me ane te sulmuesi Antonio Delaj, me pas ka shenuar dy here mesfushori Rejan Alivoda, para se te dilte ne skene sulmuesi Ardit Nikaj.

Ky i fundit do te shenonte plot 4 gola ne kete ndeshje duke plotesuar kesisoj fitoren thelle 9-0 ndaj kesaj skuadre. Ne kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 25 pikeve dhe mban serish vendin e pare ne tabelen e renditjes.

Kujtojme qe sipas rregullores se FSHF-se, pas perfundimit te fazes se dyte te kampionatit, ekipeve u jane pergjysmuar piket dhe nga 4 pike qe ka qene distanca e Vllaznise me Shenkollin e vendit te dyte, tashme kjo diference eshte vetem 2 pike./SHKODRA-SPORT.OCM/