Vllaznia U19 ka marre nje fitore shume emocionuese ne ndeshjen e pasdites se sotme ndaj Partizanit me nje gol te shenuar ne minuten e 95-te. Goli i Zahit ne shtese i dha fitoren kuqebluve me rezultatin 3-2 ndaj rivalit te tyre kryesor.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte ndjekur me shume interes nga nje numer i madh tifozesh por edhe nga shume trajnere e drejtues te Vllaznise.

Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Arval Maliqi qe ka zhbllokuar shifrat dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten ka qene sulmuesi Rigers Musaraj qe ka dyfishuar shifrat duke krijuar pershtypjen se ndeshja do te mbyllej ketu.

Por nuk do te ndodhte keshtu. Meçolli do te hapte ndeshjen per te kuqte nderkohe qe 5 minuta para fundit ata fitojne te drejten e nje 11-metershi te cilin do ta kthente ne gol futbollisti nigerian Wahal.

Kur u duk se takimi do te mbyllej ne barazim 2-2, ka ardhur edhe goli i shumepritur per Vllaznine. Pas nje goditje kendi, portieri i Partizanit grushton topin i cili shkon ne hyrje te zones aty ku Mirsad Zahi gjuan menjehere dhe topi perfundon ne rrjete.

Perfundimisht 3-2 per Vllaznia U19 qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 35 pikeve, duke iu shkeputur 4 pike Partizanit te vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/