Tjeter barazim per Vllaznia U19, i treti per te ne keto pese jave kampionat dhe per me teper ky ekip ende nuk njeh shijen e fitores. Mesditen e sotme ai ka luajtur ne Tirane ndaj Dinamos dhe ne fund te 90 minutave dy ekipet kane fiksuar rezultatin e barabarte 2-2.

Ne fillim kane qene dinamovitet ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Brahjes qe ne minuten e 6-te nderkohe qe per Vllaznine do te barazonte shifrat sulmuesi Ardit Nikaj ne minuten e 29-te. Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat e barabarta 1-1.

Ne te dyten ka qene perseri Dinamo U19 ajo qe ka kaluar ne avantazh me ane te Fixhes ne minuten e 57-te dhe pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran goli vonoi te dale ne drite.

Megjithate kater minuta para fundit ka qene kapiteni i ekipit Olsi Mali ai qe shenuar golin e barazimit dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-2.

Kjo ka qene pika e trete per ekipin Vllaznia U19 i cili nuk i ka bere nje nisje aspak te mire kampionatit megjithate ne javet ne vijim pritet qe te vije edhe kthesa, Ndryshimi i perberjes se ekipit ne krahasim me ate te nje sezoni me pare, ka sjelle nje ndryshim rrenjesor te tij dhe prandaj duhet pak kohe per konsolidimin e lojes ne mes futbollisteve dhe derisa te ndodhe kjo, edhe rezultatet do vonojne te vijne.
www.shkodrasport.com