Skuadra shkodrane nuk është mundur as në ndeshjen e katërt të kampionatit. Madje, nuk ka pësuar as në këtë takim duke bërë kështu që shifrat të shkojnë në 360 minuta pa pësuar ende gol. Natyrisht që rezultati më i mirë do të ishte fitorja sot pasdite, në takimin e luajtur ndaj Korabit, por në fund të lojës është regjistruar rezultati i barabartë 0-0 në mes dy ekipeve. Vllaznia e ka nisur ndeshjen në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit me portierin Agoviç, me Gurishtën, Cicmil, Bicaj dhe Gocaj në mbrojtje, me Krymin, Bardullën, Tafilin, Shtubinën e Vecaj në mesfushë dhe Hebajn në sulm. Pjesa e parë është më e mirë për kuqëblutë që e zotërojnë më shumë topin dhe ushtrojnë më shumë presion në gjysmëfushën kundërshtare, ndonëse rastet për shënim janë të pakta.

Pjesa e parë do të mbyllej pa gola. Në të dytën, mendohej një rritje e lojës së Vllaznisë por nuk do të ndodhte kështu. Korabi i vënë përballë presionit për ta fituar me çdo kusht këtë takim, e rrit lojën në mesfushë dhe kjo e vë në vështirësi ekipin shkodran. Trajneri Cungu ndërhyn duke larguar fillimisht nga loja Tafilin për kroatin ëeitzer e më pas Hebajn për Pepën. Gjithsesi, loja nuk përmirësohet shumë. Në minutat e fundit do të vinte edhe zëvendësimi i tretë, me Shtubinën për Hoxhën. Futbollistët e Vllaznisë kanë disi më shumë ego në fund, duke përfituar edhe nga mbetja me 10 futbollistë e skuadrës dibrane për shkak të daljes me karton të kuq të Prençit. ëeitzer nga një goditje dënimi, është shumë pranë golit por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Edhe katër minutat e shtesës nuk dhurojnë asgjë. Përfundimisht barazim 0-0 dhe Vllaznia ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas katër javëve të para të kampionatit, duke mbajtur sërish vendin e katërt në renditje.
© shkodrasport.com