“Vllaznit Ultras” festojnë ditën e sotme 17-vjetorin e themelimit të tyre. Ky grupim lindi në vitin 2005 nga disa tifozë besnikë të Vllaznisë dhe falë pasionit e të dashurisë për ngjyrat kuqeblu, “Vllaznit Ultras” festojnë ditën e sotme krijimin e tyre.

Realisht, me kalimin e kohës, ky grupim u bë edhe më i madh, me shumë tifozë kuqeblu që iu bashkuan “Vllaznit Ultras”. Ndërkohë, ditëlindja do të festohet pasditën e sotme në qytetin e Shkodrës, me anë të një festë në një nga baret e pedonales.

Në fakt, atmosfera që “Vllaznit Ultras” është mësuar të japë në çdo ndeshje në tribunë, duke mbështetur Vllazninë, ka qenë përherë një atmosferë elektrizuese. Shpesh herë, “Vllaznit Ultras” kanë mahnitur të gjithë Shqipërinë me tifozllëkun dhe koreografinë e tyre.

Realisht, tashmë neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse të themi: “Edhe mijëra vite në tribuna, duke u dhënë leksion tifozërive të tjera në Shqipëri, ashtu siç vetëm “Vllaznit Ultras” di të bëjë”. /Maringlen ZHIVANI/