Vllaznia ne volejboll per femra nuk ka mundur te beje asgje perballe Partizanit ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres duke u mundur me rezultatin e paster 3-0.

Ndeshja ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te ish- trajnerit te ekipit te Vllaznise Adrian Mikopula qe u nda nga jeta pak kohe me pare ne moshen 60 vjeçare.

Sa i takon ndeshjes, Partizani i drejtuar nga Amarilda Prenga nuk ka hasur shume veshtiresi nga vajzat kuqeblu duke e mbyllur setin e pare ne shifrat 25-15. Ne te dytin Vllaznia mundohet te korigjoje diçka por serish shume pak dhe per kete arsye e humb edhe ate 17-25.

Ne te tretin serish e rrit lojen, por duke mos e çuar deri ne fund dhe si rrjedhoje eshte Partizani qe e fiton edhe kete set ne shifrat 25-21 dhe kesisoj edhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Pas javes se katert te kampionatit, Vllaznia ka arritur vetem 1 fitore dhe 3 humbje duke patur vetem 3 pike te grumbulluara./SHKODRA-SPORT.COM/