Ashtu si ekipi i femrave dje ndaj Barletit, edhe ai i meshkujve te volejbollit te Vllaznise e ka fituar me rezultatin 3-2 ndeshjen e pare te fazes play-off te kampionatit. Por ne fakt fitorja e ketyre te fundit ka qene me dramatike sepse ata ishin ne humbje 0-2, por ne fund fituan me permbysje permes shume emocionesh.

Kuqeblute e trajnerit Artan Kalaja jane ndeshur ne pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’ me Studentin. Ky i fundit e nisi me mire ndeshjen duke e fituar setin e pare ne shifrat 25-21. Madje miqte fituan edhe te dytin, madje me lehte 25-18 duke krijuar bindjen se do ta fitonin kete sfide.

Por nuk do te ndodhte keshtu. Vllaznia nuk mund t’ia lejonte vetes humbjen brenda ne shtepine e saj dhe reagon ne setin e trete qe e fiton me veshtiresi 26-24, por ai i hapi rruge ktheses se ekipit shkodran. Si rrjedhoje do ta fitonte edhe setin e katert 25-22 duke e çuar takimin ne set final.

Ne kete te fundit, eshte Studenti qe e nis me mire duke kaluar ne avantazh 3-0. Me pas 4-1, 6-4 e per te vazhduar me 10-7 duke krijuar idene se do ta fitonte ekipi mik takimin por nuk do te ndodhte keshtu. Disa sherbime te sakta te Visar Lleshit, i japin mundesine Vllaznise te barazonte shifrat ne 12-12 dhe me pas edhe per te kaluar ne avantazh 14-12. Miqte marrin piken e 13-te por vetem kaq sepse vendasit shenojne edhe te 15-ten.

Perfundimisht 3-2 per Vllaznine qe fiton ndeshjen e pare te fazes play-off kunder Studentit duke hedhur nje hap te rendesishem per kualifikimin ne gjymefinale te kampionatit. Ndeshja e dyte luhet te shtunen ne Tirane dhe ne rast fitoreje te kuqebluve gjithçka mbyllet aty. Ne rast te kundert do te kete nje ndeshje te trete dhe te fundit te merkuren e ardhshme serish ne Shkoder./www.shkodrasport.com/