Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka marre nje tjeter fitore pasditen e sotme, por ajo ndoshta ka qene me e veshtira e arritura ne keto jave kampionat. Ne takimin e luajtur ne Elbasan ndaj skuadres vendase, volejbollistëve shkodrane u eshte dashur seti final per te fituar.

Takimi ne fakt ka nisur mire per ta. Kane fituar setin e pare 25-17 dhe me pas edhe te dytin 25-22 duke krijuar idene se ndeshja do te mbyllej shpejt ne shifrat 3-0, por nuk do te ndodhte keshtu.

Elbasani perfiton ndoshta nga nje vetekenaqesi e shkodraneve dhe e fitojne setin e trete 26-24 duke rihapur ndeshjen. Me pas edhe te katertin serish me pike shtese, 27-25 dhe kesisoj e ka çuar kete perballje ne set final.

Diçka qe shkodranet ndoshta nuk e kishin menduar, megjithate edhe ne setin e peste nuk e kane patur te lehte te fitonin sepse ai eshte mbyllur me rezultatin 15-13 dhe perfundimisht 3-2 per Vllaznine.

Pas javes se shtate te kampionatit, me 5 fitore dhe 2 humbje, ekipi shkodran ka arritur te grumbulloje 14 pike dhe ndodhet i pozicionuar ne vendin e trete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/