Veleçiku është shkatërruar, duke u mposhtur nga Vora me rezultatin e thellë 5-1, në ndeshjen e luajtur ditën e sotme. Kjo ishte një sfidë direkte mes rivalëve, pasi të dy skuadrat kanë synime të njëjta në kampionat, pikërisht për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe ishin vendasit ata që ia dolën të merrnin një fitore të thellë.

Vorakët janë treguar të pamëshirshëm përballë koplikasve që në fillimin e ndeshjes kur shënuan dy gola njëri pas tjetrit. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Arsen Hajdari për Veleçikun ngushtoi diferencën në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Vora shënon edhe tre gola të tjerë dhe në këtë mënyrë, në minutat e fundit nuk ka më histori dhe vendasit fitojnë ndaj Veleçikut me rezultatin e thellë 5-1.

Pas kësaj humbjeje, koplikasit renditen në vendin e katërt në kuotën e 18-pikëve, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajnë ndaj Murlanit në derbin e qarkut të Shkodrës. /Maringlen ZHIVANI/

Vora-Veleçiku 5-1

Goli për Veleçikun: Hajdari 41′

Formacioni i Veleçikut (5-4-1): L. Kaçaj, Elv. Rrustemaj, Çokaj, Am. Kaçaj, Zefi, Banushaj, Elbasani, Kaçeli, Bardulla, Hajdari, Rragami (u aktivizuan: Shekaj, Eli. Rrustemaj, Al. Kaçaj, Ujkaj, Ivziku) Tr: Dritan Smajli