Pier-Emerik Aubamejang duket se nuk është më në planet e Graham Poter te Çelsi, me këtë të fundit që e la jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për Champions.
Siç bën me dije “Daily Mail”, për sulmuesin nga Gaboni ka shfaqur interes edhe Milani. Kuqezinjtë prej kohësh janë vënë për një lojtar me kualitet në rolin ofensivë, duke parë që mosha e Zhirus dhe paraqitja e Origit nuk japin garanci.
Kështu Aubamejang mund të jetë zgjedhja e duhur për skuadrën e Piolit, me 33-vjeçarin që mund të rikthehet dhe njëherë për të luajtur me Milanin.
Gjithashtu interes për të ka shfaqur dhe Atletiko e Madridit, por dhe Barcelona që mund ta rikthejë sërish.