Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Laçit me rezultatin 1-0, në javën e 31-të të Superiores.

Një fitore që pritet të ndikojë edhe për fatin e mbijetesës te shkodranët gjatë këtij sezoni.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti i Vllaznisë, Erjon Vucaj është shprehur se renditja aktuale po ndikon shumë te futbollistët, ndërsa sa i përket braktisjes së tifozëve, ai shprehet se shkodranët janë mësuar të luftojnë për pozicionet e para të renditjes.

“Kishim shumë mundësi të mira për të shënuar, ashtu si edhe mund të pësonim.

Në fund mund të them se është renditja ajo që ndikon te futbollistët. Ne duhet të shohim ndeshjet tona dhe të mos merremi me kundërshtarët.

Pjesa e renditjes ndikon shumë te futbollistët dhe tashmë kërkojnë të japin më të mirën në fushën e lojës.

Publiku shkodran është mësuar të jetë në vendet e para të renditjes për të ardhur në stadium.

Ka disa vite që Vllaznia merr rezultate negative dhe prandaj stadiumi është i boshatisur”, është shprehur Vucaj. /vipsport/