Gjoka duket se nuk ka shumë dashamirësi me gazetarët lokalë.

Ai u përplas dhe ditën e sotme me një nga ata, pavarësisht se nuk la intervistën, pati një debat të lehtë.

Një nga gazetarët e pyeti trajnerin e Vllaznisë nëse do të ishte i kënaqur me 1 pikë.

Numri një i stolit iu përgjigj: “A do të ishe i kënaqur ti? Ti e ke treguar sa e do Vllazninë, pasi në momente të vështira i ke dalë kundër. Ti dhe portali yt”, -iu shpreh Gjoka.

Gazetari nuk e zgjati dhe u mbyll thjesht me një: “Mendimi yt”. /EDS