HomeKRYESOREVushtrria e Samuel Nikaj shkon në +5 nga Besa. Superliga e Kosovës...

Vushtrria e Samuel Nikaj shkon në +5 nga Besa. Superliga e Kosovës gjithnjë e më afër

Vushtrria e Samuel Nikajt tashmë është gjithnjë e më afër ngjitjes në Superligën e Kosovës. Gjashtë javë para fundit të kampionatit ajo udhëheq me meritë renditjen duke qenë e shkëputur pesë pikë nga vendi i dytë.

Trajneri shkodran vazhdon ta bëjë siç duhet detyrën e tij në krye të kësaj skuadre dhe me shumë mundësi do të në Superligë në fund të sezonit, duke e bërë Vushtrrinë ekipin e tretë rradhazi që e ngjit në kategorinë më të lartë pas Flamurtarit të Prishtinës dhe Kastriotit të Krujës.

Sot Vushtrria ka pritur në fushën e vet ekipin e Bashkimit të cilin e ka mundur me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Rafuna e Ademi.

Ajo ka përfituar nga barazimi i Pejës në transfertë me Drenasin dhe kësisoj diferenca me të ka shkuar në pesë pikë, ndërkohë që ajo me Dukagjinin e vendit të tretë ka shkuar në 10 pikë.

Siç dihet, në Superligë dalin direkt dy skuadrat e vendeve të para dhe shanset që Vushtrria të jetë njëra prej tyre, janë shumë të mëdha kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments