Është luajtur mbrëmë në mbrëmje, java e 36-të e Serisë B në Itali. Një mbrëmje jo shumë e mirë për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në ekipet e kësaj kategorie.

I vetmi që është aktivizuar ka qenë Vajushi në takimin Avellino-Frosinone 0-2. Sulmuesi shkodran ishte titullar për Avellinon dhe u zëvendësua në minutën e 82-të.

Skuadra e tij nuk mundi te beje asgje per te marre pike ndaj kundershtarit qe me merite eshte ne vendin e dyte ne renditje.

Në sfidën Bari-Novara 1-1, Migjen Basha qëndroi gjatë gjithë takimit në stol. Po ashtu edhe Aliji dhe Llullaku nuk u aktivizuan për Entellan në humbjen 2-0 në Venezia.

Frederik Veseli nuk ishte i grumbulluar për Empolin në fitoren 3-2 kundër Cesenas në transfertë. Mbrojtësi kuqezi sapo ka ardhur nga një dëmtim dhe trajneri i Empolit nuk ka dashur të rrezikojë me të.

Empoli gjendet në vendin e parë në Serinë B me 73 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Frosinone.