Ka ditë që flitet në Shkodër se Alban Xhaferri që financon për basketbollin shkodran të marrë drejtimin e skuadrës së futbollit, që për hir të së vërtetës nga mungesa e një presidenti ka vujatur shumë në vitet e fundit, duke kthyer si objektiv mbijetesën, e duke mos luftuar e denjë, as Europën apo trofetë.

Madje, edhe në mediat shkodrane, Xhaferri ka pohuar hapur interesin e tij, por ama në një marrëveshje me rregulla dhe jo thjesht si administrator klubi.

Por, sot në një prononcim që ka dhënë për “Fan Zone” , Alban Xhaferri ka pohuar, se dëshira ekziston, por për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare.

“Kemi një skuadër me lojtarë të huaj dhe në këto kushte ne nuk mund të fillojmë kampionatin pasi kemi vetëm 5 lojtarë në Shkodër. Liga rajonale do të ishte një gjë pozitive dhe Vllaznia merr pjesë në Ligën Ballkanike. Për ne do të ishte favorizuese pasi edhe distanca do të jetë më afër”.

“Bashkia ka aksionet për klubin dhe ka qenë një indicie e tifozëve që kanë pëlqyer ecurinë skuadrës së basketbollit. Unë gjithmonë jam tifoz i Vllaznisë, po pse jo dëshira ime është ta pranoj. Këto gjëra duhet të zgjidhen me Bashkinë për të gjetur një marrëveshje. Për momentin nuk mund të them asgjë pasi është thjesht një dëshirë”./Vipsport/