Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës. 31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022).
Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018.
Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.
“Donim të nisnim mirë. Por, duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim”, ka thënë fillimisht Shaqiri pas ndeshjes.
“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse shfrytëzonim shanset tonë”.
“Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi qartë”.
“Ishte 0-0 për një kohë të gjatë, na duhej një shfrytëzim i rastit. 1-0 na dha shumë vetëbesim dhe më pas mundëm të luanim edhe më përpara. Kjo po ndryshonte lojën”, tha Shaqiri pas ndeshjes.