Mbape dhe Rabio nuk u aktivizuan në takimin kundër Lionit, për shkak se nuk u paraqitën në orar për analizën e para ndeshjes. Trajneri Tuhel është shumë i ashpër sa i takon zbatimin të orareve (si çdo gjerman tjetër) dhe i dënoi të dy futbollistët.

Por Nejmar mendon se ndeshja kundër Lionit ishte shumë e rëndësishme për sezonin dhe të gjithë lojtarët e mirë duhet të ishin në fushën e lojës:

“Sa i takon dënimit, ajo i takon klubit. Mbape dhe Rabio janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm dhe që e ndihmojnë shumë skuadrën. Mungesa e tyre u ndie në fushë.

Nuk jam këtu për të thënë se kush është fajtori dhe kush jo, por në një ndeshje si ajo kundër Lionit, duhej çdo lojtar i mundshëm. Këtë gjë e tregoi Mbape kur u fut në fushë, i cili na dha dhe fitoren”,- u shpreh ylli brazilian./vipsport/