Barcelona është gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin francez Ousmane Dembele në janar, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja.

Ky lajm ka zgjuar interesin e klubeve të Premier League, me Chelsea, Arsenal dhe Liverpool që thuhet të jenë interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Mendohet se drejtuesit e Barça-s janë të shqetësuar për rendimentin e ulët, por edhe sjelljen e Dembele, i cili 18 muaj më parë u ble për 120 mln euro nga Borussia Dortmund.

Sipas radios katalanase RAC1, hierarkia e Barcelona-s kërkon të gjejë një klub tjetër për sulmuesin që mbërriti me vonesë në ndeshjen e Champions League ndaj Inter.

Dembele mbërriti 25 minuta me vonesë në Camp Nou dhe si pasojë u la në stol për 90 minuta.

Fituesi i Kupës së Botës u rikthye në fushë në El Clasico. Ai u fut nga stoli dhe përgatiti golin e Arturo Vidal në fitoren 5-1 të Barcelona-s ndaj Real Madrid.

Thuhet se klubi spanjoll kërkon të marrë të njëjtën shifër që harxhoi për të verën e kaluar dhe do të ishte një shifër rekord për tre klubet e Anglisë.