Xhevahir Sukaj zyrtarisht firmos kontratën e tij të re. Më në fund është bërë realitet firmosja e kontratës e sulmuesit shkodran me klubi Iranian Sepahan. Ajo është konkretizuar ditën e djeshme dhe 24 vjeçari bën të ditur se ka firmosur për 1 vit e gjysëm me këtë skuadër. “jam shumë I lumtur që arrita të bëhem pjesë e këtij klubi shumë të njohur në Azi. Natyrisht do mundohem të jap më të mirën time për të, për t’ia shpërblyer besimin që treguan ndaj meje. Me Vllazninë kam mbyllur gjithçka dhe tashmë do filloj të mendoj vetëm për skuadrën e Sepahan”- është shprehur sot ai.

Ndërkohë në Shkodër e konfirmojnë faktin që drejtuesit e klubit Iranian kanë nisur kontaktet me ta për marrjen e leje-kalimit megjithatë pritet edhe kalimi I 50 mijë eurove në arkën e klubit para se të jepet dokumentacioni I duhur që lojtari të luajë atje. Megjithatë kjo procedurë thuajse ka kryer tashmë dhe Sukaj është pjesë e Sepahan të Iranit, skuadrës kampione në fuqi të këtij vendi dhe njëkohësisht njërës prej pretendenteve kryesore për fitimin e Champios League të Azisë.

www.shkodrasport.com