Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për humbjen e Partizanit ndaj Erzenit, tha se shijakasve duhet t’i jepen merita të mëdha për këtë triumf.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se problemi më i madh te Partizani ishte Skuka, pasi ka qenë i dëmtuar prej 3 ditësh.

Nëse të jep shenja euforia loja e një ekipi, do ishte evidentuar. Duhet t’i japim një meritë shumë të madhe Erzenit që fitoi. Është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar gol deri tani. Ka një entuziazëm si skuadër. Më erdhi mirë, që sot në Elbasan kishte më shumë tifozë të Erzenit se të Partizanit. T’i heqim kapelën Erzenit, fituan me meritë.

Ishte një Partizan, që nuk çedoi në lojë. Është edhe problemi i mungesave. Trajneri nuk ka pasur Masangën, Hotin, Cvetanoskin, apo edhe Mensah. Problemi më i madh ishte edhe Skuka, i cili në tre ditët e fundit nuk kishte stërvitur. Më erdhi mirë, që trajneri në fund, nuk gjeti alibi te mungesat e lojtarëve.