Dy xhudiste te Vllaznise, pikerisht Kasandra Kovaçi dhe Validia Aliaj jane shpallur kampione kombetare per vitin 2024. Garat jane zhvilluar ne kryeqytet dhe ne to kane marre pjese te gjithe ekipet dhe sportistet me te mire te tyre. Kovaçi dhe Aliaj kane konkurruar ne kategorine e te rriturave, ku kane zene vendet e para ne peshat -70 dhe -78 kg.

Sakaq, vende te para kane zene edhe kater sportiste te tjere ne kategorine kadete dhe pikerisht: Krista Kovaçi pesha -57 kg, Elena Babani -63 kg, Kristjan Gjoni -60 kg dhe Viktor Marku ne peshen -73 kg.

Nga ana tjeter xhudistet e Vllaznise kane zene edhe shtate vende te dyta, konkretisht: Eda Dedaj +78 kg, Roland Vasija -60 kg, Xhovani Shkoza -73 kg dhe Demian Cuni – 90 kg. Vende te dyta kane zene edhe tre xhudiste kadete te Vllaznise, Gjovalin Tushaj -50 kg, Gabriela Fusha -63 kg dhe Ronaldo Toma -73 kg.

Sportisti Aldo Shkoza ka konkurruar ne peshen +100 kg dhe ka zene vend te 3-të ne kategorine e te rriturve. Keto ishin rezultatet e xhudisteve te Vllaznise ne kampionatin kombetar qe u zhvillua diten e djeshme ne Tirane./www.shkodrasport.com/