Xhudisti 12 vjeçar Roland Vasija ka marrë medalje të artë në turneun e zhvilluar sot në Dubrovnik të Kroacisë. Duke konkurruar në peshën deri 30 kg, ai është treguar më i miri nga të gjithë, duke i sfiduar tërë kundërshtarët e tij dhe pas 5 ndeshjesh të luajtura, ai ka triumfuar duke marrë medaljen e artë. Xhudisti tjetër i Vllaznisë Xhovan Shkoza, po në moshë n 12 vjeç por në peshën 50 kg, ka mbërritur deri në finale por është mjaftuar vetëm me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë. Ndërsa Damian Çuni, për moshën 9 vjeç, në peshën deri 30 kg, ka zënë vendin e tretë dhe ka marrë medaljen e bronztë. Në këtë pjesmarrja e tre xhudistëve shkodranë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm të moshave, madje më të rëndësishmin në Europën juglindore, është shoqëruar me një sukses të madh teksa të tre sportistët janë nderuar me medalje. Ata janë drejtuar në këtë aktivitet nga trajneri Angjelin Dedaj ndërsa me ekipin ka qenë edhe sekretari i Akademisë “Albania Judo Kodokan” Alfons Babani. Tradicionalni Judo Kup në këtë mënyrë është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme për tre sportistët e Vllaznisë që vazhdojnë të na dhurojnë rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

www.shkodrasport.com