Akademia “Albania Judo Kodokan” që drejtohet nga veterani Anton Shkoza, tashmë rikthehet edhe në qytetin e Shkodrës. Për shkak të kërkesave të shumta te te rinjve shkodrane te cilet udhetonin drejt Vau – Dejesit çdo dite per tu stervitur, eshte hapur edhe nje palester e re ne lagjen “Mark Lula”. Ajo do te jete ne dispozicion te te gjitha moshave dhe do te sterviten nga dy trajneret Angjelin Dedaj dhe Luigj Shkoza. Në fakt, drejtuesit e këtij sporti kanë muaj që presin përfundimin e palestrave poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi” në mënyrë që të marrin një ambjent aty por kjo nuk dihet se kur do të ndodhë.

Në këto rrethana, ata nuk kanë pritur më dhe kanë hapur një palestër të re derisa të zgjidhet problemi i palestrës që u është premtuar. Ajo që vlen për t’u përmendur është se interesimi i të rinjve shkodranë për këtë sport duket shumë i madh. Sukseset e xhudistëve të “Albania Judo Kodokan” si në aktivitetet kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare, u kanë shtuar atyre dëshirën për t’u marrë me këtë sport dhe palestra e re e sapohapur, do t’u vijë në ndihmë atyre.
© shkodrasport.com