Volejbollistët e Vllaznisë këtë fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për të zhvilluar. Bëhet fjalë për takimin me Erzenin e Shijakut që këtë sezon, po kërkon të jetë në mes ekipeve pretendente. Për këtë arsye, sfida që do të luhet në “Ramazan Njala” të Durrësit, pritet me interes sepse ekipi që do ta fitojë këtë ndeshje, do të vazhdojë rrugën drejt kreut të renditjes ndërsa ai që do të humbasë, do të ketë ndoshta pak shanse që të pretendojë për të qenë në mes katër ekipeve më të mira.

Për kuqeblutë e trajnerit Kroqi, ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe prandaj ata i kanë bërë një vlerësim maksimal atij. Siç është bërë e ditur, objektivi primar i tyre është futja në katërshe por kjo nuk do të jetë e lehtë. Partizani, Farka Volej dhe Tirana janë aty ndërkohë që këtë pretendim kanë edhe Vllaznia e Erzeni. Prandaj dhe kjo sfidë pritet me interes. Kapiteni Nikolin Qafarena ka premtuar që ekipi do të bëjë më të mirën për të zhvilluar një sezon të mirë dhe prandaj për të ndodhur kështu, duhet fituar pikësëpari në Durrës këtë fundjavë.

© shkodrasport.com