Partizani i është bashkuar Egnatias në krye të Superiores pas javës së dhjetë. Me “Demat” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se skuadra nga Rrogozhina.

Në një prononcim për “Elite Show”, gazetari Ylli Aga u ndal tek situata e kampionëve të Shqipërisë tha: “Abilaliaj si trajner i Partizanit? Tri ndeshje, tri fitore, të trija në kohën shtesë. Bashkohen në kreun e renditjes duke përfituar nga ndalesa e Egnatias. Ka entuziazëm, periudhë pozitive te Partizani.

Partizani pret për një trajner të ri. Në ‘pole position’ është Orges Shehi… Kroati Prosinecki? Nuk është më në preferencat e drejtuesve të Partizanit”, deklaroi komentatori i njohur”.

Kujtojmë që Orges Shehi mbante postin e trajnerit të Tiranës deri më 5 tetor, tashmë mund të rikthehet në klubin e kuq, në postin e trajnerit.