Gazetari sportiv, Xhevdet Zekaj eshte i mendimit se Vllaznia luan nje futboll te bukur, madje nder me te bukurit e kampionatit shqiptar. Ne emisionin “Fair Play” ne Syri TV, gazetari i sportit tha se Vllaznia ka pasur probleme pas largimit te Brdaric dhe sipas tij, Plori nuk solli ate qe pritej ne Shkoder.

“Lufta per Europen ka ndryshuar shume. Megjithate, nese do flasim per ndeshje te bukura dhe futboll te bukur, ndeshjet e Vllaznise kane qene me te bukurat qe jane luajtur ne kampionatin shqiptar ne kete vit.

Gjithmone me futboll te hapur, gjithmone me nje futboll te mire, te ndershem dhe profesionist. Largimi i Brdaric, pertej te gjitha fjaleve te mira per Plorin, edhe une personalisht, kur ka qene ne Kategorine e Pare, kam folur me super respekt.

Ai nuk solli ate qe priste Shkodra. Nuk solli ate futbollin e bukur te Vllaznia. Vllaznia filloi te calonte dhe caloi shume.
Plori e mbajti ne loje per te hyre ne Europe, por nuk i ka siguruar mundesite perfundimisht. E vetmja shprese e Vllaznise eshte tek marrja e Kupes se Shqiperise.

Nuk besoj qe z. Laska do toleroje apo mos ta marre seriozisht kete finale ndaj Vllaznise”,-tha gazetari sportiv, Xhevdet Zekaj.
Maringlen ZHIVANI