Gazetari shkodran, Maringlen Zhivani ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e Star Sport. Në fjalët e tij ai theksoi se të gjithë në Shkodër janë të zhgënjyer me performancat e fundit të kuqebluve.

Sipas tij optimizimi ka humbur disi edhe tek tifozët, por Zhivani pret reagimin d skuadrës. Duke nisur nga kjo javë ku ai shprehet se beson shumë tek dy fitore të Vllaznisë.

Zhivani tha: “Këto performanca të fundit, duke u nisur edhe nga dueli me Tiranën kanë zhgënjyer me të vërtetë ambietin e futbollit në Shkodër. Kundër bardhebluve u duk se Vllaznia u kthye në lojërat e mëparshme, ku nuk po vihet ende re dora e trajnerit të ri. Ndaj të cilit unë kam shumë besim dhe jam i sigurtë që nëse do lihet të punojë do ketë sukses.

Optimizmi duket se ka humbur disi dhe pavarësisht se tifozët kanë qenë pranë ekipit gjatë gjithë sezonit. Diçka e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e fundit dhe besoj se do ketë mbështetjen edhe në këtë javë. Ku do jenë ndeshja e kupës dhe e kampionatit, të dyja kundër Egnatias.

Ndeshjet e rradhës? Si kupa dhe kampionati janë të rëndësishme. Besoj se gjithçka do ishte më e lehtë në fundjavë në kampionat. Ndeshjet duhen marrë me rradhë dhe do ishte shumë e rëndësishme një fitore në mesjavë në kupë.

Jam i sigurtë se Vllaznia do i kalojë këto duele me shumë sukses dhe do rikthehet në objektivat që kanë vendosur drejtuesit”.
Endri ÇINARI