Zhvillime të bujshme nga Kosova! Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia.

Lajmi është bërë publik nga portali “Paparaci”, që mëson nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, se Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Ditën e sotme, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat. Besart Mustafa është prokurori që mori vendimin për ta dërguar në burg presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit.

Gjithçka duket se ka te beje me fushaten per zgjedhjet ne Federate teksa Govori po perkrah kundershtarin e Ademit per postin e presidentit te ketij institucioni.