Kategoria e Parë do të rikthehet në fushën e lojës ditën e shtunë më 28 janar, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në kaudër të javës së 13-të të saj.
Tashmë ekipet kanë përforcuar organikën e tyre, madje dhe me lojtarë të Suepriores dhe tashmë janë gati për të rinisur kampionati, ky synimet kryesore të tyre janë të grumbullojnë sa më shumë pikë për të arritur objektivat e syre sezonalë.
Kështu në orën 13:00 do të luhen 7 takime mjaft interesante, ku skuadrat e kreut do të duelojnë në distancë për fitoret.
Dinamo do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Luzit, me këtë të fundit që janë një “koçkë” e fortë këtë sezon dhe pritet t’i hapin sërish punë kryeqytetasve. Oriku gjithashtu luan ën shpëti dhe pret Tërbunin, Lushnja nga krahu tjetër do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun.
Burreli pret Besën, ndërsa Trubina do të udhëtojë në Berat për tu përballur me Tomorin. Gjithashtu Korabi do të luajë në transfertën e Lezhës, ku Beslidhja e pret “krahë hapur” dhe Flamrtari udhëton në Fier, ku përballë do të ketë Apoloninë./newsport/