Pas dy sezoneve të kaluara te Paris Saint-Germain, Dani Alves ka konifrmuar largimin e tij nga “Parc des Princes”, transmeton Gazeta Metro.

E ardhmja e Dani Alvesit te PSG’ja flitej për një kohë të gjatë, teksa tani është vet mbrojtësi brazilian që ka konfirmuar largimin e tij nga kampioni francez.

Pasi arriti që me Brazilin të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Amerikës, kapiteni brazilian përmes një postimi në “Instagram” e njoftoi largimin e tij nga PSG.

“Sot po mbyll një cikël tjetër në jetën time, një cikël fitoresh, mësimesh dhe përvojash. Do të doja të falënderoja familjen and PSG-së për mundësinë që së bashku të ndërtonim një faqe në historinë e këtij klubi. Do të doja të falënderoj të gjithë stafin për dashurinë, respektin dhe pjesëmarrjen and tire që nga dita e parë … ta bëni këtë klub pak më të veçantë” – ka shkruar mes tjerash 36 vjeçari.

Ish futbollisti i Sevillas, Barcelonës e Juventusit tashmë është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me parisienët i ka skaduar.