Per mbrojtesin shkodran Abdurrahman Fangaj karriera do te vijoje serish ne Rrogozhine, aty ku diten e sotme ka firmosur kontraten e re e cila e lidh ate edhe per dy sezone te tjera me Egnatian.

Lajmi behet i ditur nga vete klubi ne fjale permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Përshëndetje Kampionë”!

“Të nderuar pasagjerë” kemi vendosur të njoftojmë se mbrojtësi Abdurrahman Fangaj ka rinovuar kontratën me KF Egnatian deri në vitin 2026-të.
Klubi i shpreh mirënjohjen Fangajt për besimin që ka për të vazhduar “fluturimin në avionin e kampionëve” dhe për dy sezonet e ardhshme.