Mirel Josa është trajneri më i ri i Laçit. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi kurbinas, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën.Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë.Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mire”- shkruan klubi.

Josa është një emër i njohur për futbollin shqiptar, teksa ka drejtuar Skënderbeun, Tiranën e Prishtinën, sakaq ishte në krye të Kukësit në sezonin e kaluar. Laçjanët e nisën edicionin me Vukiçeviç në krye, por ky i fundit u largua për mungesë rezultatesh.

Kështu, drejtuesit zgjodhën përkohësisht Sero Nokan për drejtimin e ekipit, për të ardhur më pas te zyrtarizimi i një eksperti si Mirel Josa./newsport/