Ish-futbollisti i Vllaznisë sezonin e kaluar, Demir Imeri ishte i pranishëm sot në “Egnatia Arena” për të ndjekur ndeshjen mes kuqebluve dhe Kukësit.

Për “Shkodra Sport” ai ka dhene nje prononcim te shkurter ne perfundim te ndeshjes teksa eshte shprehur se takimi u vendos nga episodet.

Futbollisti Egnatias u shpreh: “Mendoj se takimi i sotëm u vendos nga episodet. Vllaznia po luante mirë në disa momente të caktuara të ndeshjes. Ndoshta Kukësi e goditi atëherë kur nuk pritej.

Në pjesën e dytë Kukësi kontrolloi dhe dominoi lojën. Për sa i përket ndeshjes që patëm dje kundër Teutes (Egnatia-Teuta) më vjen shumë keq për rezultatin. E pësuam nga një 11-metërsh, kur zhvilluam një lojë të mirë. Besoj se do reagojmë në takimin e rradhës”.
Endri ÇINARI