HomeKRYESOREZyrtare/ Ermir LENJANI firmos në Superligën turke

Zyrtare/ Ermir LENJANI firmos në Superligën turke

Ermir Lenjani ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Lojtari i Kombëtares shqiptare do jetë pjesë e Umraniyespor në Turqi, pas aventurës me Grasshopers në Zvicër.

Umraniyespor u pozicionua në vend të dytë në ligën e dytë turke, duke fituar të drejtën të jetë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm.

Lenjani luajti për Grasshopers në Zvicër nga shtatori i vitit 2020. 32- vjeçari ja doli këtë sezon të japë 8 asistë në 29 paraqitjet e tij. Kjo do jetë mundësi e mirë për Lenjanin, që të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ai e ka marre me shume deshire aventuren e tij te re dhe si rrjedhoje pritet te beje mire me te, ne menyre qe kjo skuader te mos jete thjesht debutuese ne Superligen turke.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments