Kampionati i 14-te i futbollit te femrave ne vendin tone po shkon drejt fundit dhe ka mbetur per t’u luajtur vetem java e fundit e tij, ku padiskutim qe vemendja do te jete e perqendruar e gjitha tek sfida e titullit kampion, ajo ne mes Vllaznise se vendit te pare dhe Tiranes se vendit te dyte.

Diferenca ne mes ketyre dy skuadrave eshte vetem tre pike ne favor te asaj shkodrane, e cila ka shume besim qe do te fitoje dhe te festoje titullin e 10-te kampion rradhazi.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se sot edhe zyrtarisht eshte vendosur dita, ora dhe vendi se ku do te luhet kjo ndeshje. Ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Futbollit eshte vendosur qe kjo ndeshje te luhet diten e hene date 22 maj, ne ora 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Nderkohe te Vllaznia perveçse fokusi eshte i perqendruar tek ndeshja, drejtuesit jane duke punuar edhe ne aspektin e organizimit te nje feste te madhe. Duke besuar ne maksimum tek suksesi edhe ne kete ndeshje te fundit, ato jane duke programuar edhe organizimin e ceremonise dhe te festes qe do te organizohet.

Ky do te jete titulli i 10-te rradhazi per Vllaznine e femrave qe do te shoqerohet edhe me vendosjen e yllit te pare ne fanelle dhe padiskutim qe ky sukses nuk do te kaloje pa marre vemendjen e duhur. Ne bashkepunim edhe me “Vllaznit Ultras” por edhe tifozet e tjere po mendohet qe te krijohet nje ambjent dhe nje dekor qe do te mbahet mend gjate ne kujtesen e protagonisteve te ketij suksesi./SHKODRA-SPORT.COM/