Lushnja e Klodian Duros pritet te jete shume e forte ne sezonin e ri dhe do te konkurroje denjesisht deri ne fund per ngjitjen ne Superlige. Projekti i nisur nga drejtuesit e klubit po shoqerohet me marrjen e disa lojtareve cilesore te cilet e kane forcuar shume si skuader.

Me rinovimin e kontratave me lojtarët kyç, rikthimet e Ruços dhe Pepës dhe afrimeve të mëparshme, tani janë zyrtarizuar edhe 6 futbollistë të tjerë. Njeri nder ta eshte edhe mbrojtesi shkodran Enes Isufi. Ky i fundit vjen pas rikuperimit si rrjedhoje e nje nderhyrje kirurgjikale qe pat bere sezonin e kaluar ne gju.

22 vjeçari ka qene me perpara pjese e Kastriotit ne Superlige, por demtimi i rende e la ate per disa muaj larg fushave te blerta, megjithate vuajtjet tashme jane lene pas dhe Isufi shpreson qe te Lushnja te rikthehet serish ne nivele te larta.

Ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares Shpresa konsiderohet nje perforcim i rendesishem nga lagunaret te cilet nuk e luajten ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Burrelit qe e kane shtyre per nje date tjeter.

Me ardhjen e Klodian Duros ne pankine, Lushnja po shikohet me nje sy tjeter dhe tashme edhe tifozet e kesaj skuadre duken shume optimiste sepse perpos trajnerit qe eshte nje emer i madh i futbollit shqiptar, me skuadren jane bashkuar edhe shume futbolliste te njohur, njeri prej te cileve eshte edhe shkodrani Enes Isufi./SHKODRA-SPORT.COM/