Pjesa e dyte jo e mire ndaj Tiranes, çka vuri edhe ne dyshim fitoren ndonese ishte ne avantazh 2-0 ne fund te pjeses se pare, tregon se Vllaznia ka ende shume gjera per te permiresuar ne punen e saj ne menyre qe te jete nje skuader pretendente per fitimin e trofeve.

Ne analizen e tij te zakonshme ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, specialisti i futbollit Shkelqim Muça eshte shprehur qarte se Vllaznia tregoi oshilacione, por sipas tij tre piket e marra do t’i japin moral asaj per vazhdimesine. Ja si eshte shprehur konkretisht ai:

“Vllaznia fitoi, por… Vllaznia bëri përsëri një ndeshje me oshilacione, por pikët të japin moral dhe kohë për të rregulluar gjërat. Në 20 minutat e para Tirana kishte më shumë inisiativë, më pas Vllaznia duhet ta kishte vrarë ndeshjen.

Me daljen e Markut, Tirana ishte më kërkuese, trajneri i përdori të gjithë lojtarët sulmues, mendoj se veproi mirë. Mendoj se bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht humbjes. Vllaznia ka për të rregulluar gjëra, akoma nuk është një skuadër e pjekur”./SHKODRA-SPORT.COM/