Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2012

Pasditen e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në atletikë për të rritur. Vllaznia e Shkodrës është shpallur fituese e kësaj kupe duke i lënë dukshëm prapa në renditje ekipet e tjera. Ashtu siç pritej, atletët shkodranë i kanë dominuar garat. Kështu, në garën e 110 m/p atleti Bajram Muça ka zënë vendin e parë me kohën 15"45. Po ashtu, vend të parë ka zënë edhe Elvedin Meti në garën e 200 m me kohën 22"31. Edhe Besmir Pepa në hedhjen e shtizës ka dalë i pari duke e hedhur atë në distancën 56.71 m, ndersa Izmir Smajlaj i pari ne trehapesh me 14.60 m. Një tjetër atlet shkodran ka spikatur në këto gara dhe ai është pikërisht kampioni i njohur Admir Bregu që konkurron për Tiranën. Bregu ka zënë vendin e parë në garën e 100 m si dhe në kërcim së gjati.

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në atletikë për të rinj

Ditën e djeshme është në Tiranë kampionati kombëtar i atletikës për të rinj. Vllaznia e Shkodrës në garat e djemve të kësaj moshe, ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Ajo ka bërë një figurë shumë të mirë me sportistët e saj duke merituar disa vende të para edhe në garat individuale. Kështu sportisti Bajram Muça ka dalë kampion në garën e 100 m me kohën 11"34. Po ky sportist ka zënë vendin e parë edhe në garën e 110 m/p me kohën  14"80 duke qenë kësisoj një nga sportistët më të mirë të aktivitetit me dy tituj kampion të fituar.

Atletika shkodrane: Mos na e prishni pistën e stadiumit!

Komuniteti i atletikës shkodrane "është hedhur në sulm" ndaj njerëzve që mendojnë se me rikonstruksionin e plotë të stadiumit "Loro Boriçi", duhet prishur edhe pista e atletikës që është brenda tij. Ndërtimi i tribunës nga tregu i Zdrales afër fushës, do të thotë që pista ekzistuese në këtë pjesë, të mos funksionojë më. Në këtë mënyrë, me mosfunksionimin e saj, sigurisht që nuk vlen as ekzistenca në tre anët e tjera. Në kushte të tilla, pritet që nesër në sallën e Këshillit Bashkiak kur do zhvillohen diskutimet për projektin e stadiumit, të ketë edhe pjestarë të komunitetit të atletikës shkodrane. Në emër të tyre ndoshta do flasë dhe do mbrojë idenë e ekzistencës së pistës shefi i klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema që është njëkohësisht edhe një nga trajnerët e këtij sporti.

Vllaznia humb titujt kampion të moshave në mënyrë të papritur

Ishte thënë para kampionatet se dy ekipet e moshave të Vllaznisë për djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, ishin pretendentë kryesorë për t'u shpallur kampionë të Shqipërisë në këto grupmosha. Besimi i trajnerëve por edhe i sportistëve ishte i madh nisur edhe nga përgatitjet që ishin bërë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në kampionatin e këtyre moshave, të zhvilluar dje në Tiranë, dy ekipet e Vllaznisë kanë zënë vendet e dytë duke u shpallur nënkampionë të vendit. Nga ana tjetër, për 13 vjeçarët vlejnë të përmenden disa rezultate të sportistit Mehdi Çoba që ka zënë dy vende të para dhe është shpallur kampion në garën e 50 metrave me kohën 7"48 dhe në 100 metra me kohën 13"96.

Pista e tartanit, turpi i madh për Bashkinë Shkodër

Opinion nga Senad NIKSHIQI

çdo ditë e më shumë na shtohet besimi se Bashkia Shkodër është turpi i këtij qyteti. Jo se na bëhet qefi me këtë realitet sepse është i hidhur por i tillë është. Këtë çdo ditë e më shumë e vërteton vetë Bashkia me vendimet e saj. I fundit është ai për pistën e tartanit në stadiumin "Loro Boriçi".

Shkodra sërish pa pistë tartani. Bashkia s’e llogarit për 2012-ën

Ëndrra për një pistë tartani në stadiumin e Shkodrës është shuar edhe për vitin 2012. Kur pritej që kjo gjë  të bëhej realitet në këtë vit, nuk do ndodhë kështu. Bashkia Shkodër në buxhetin e vitit 2012 nuk ka planifikuar asnjë investim në pistën e “Loro Boriçit” që duhej shtruar me beton para se të vinte tapeti që ishte dhuratë e Federatës Europiane të Atletikës.Kjo është mësuar nga hartimi i buxhetit të këtij viti që ka marrë edhe miratimin e Këshillit Bashkiak në fillim të kësaj jave. Dëshira e sportistëve dhe trajnerëve të Vllaznisë kësisoj është venitur edhe për këtë vit të paktën. Keqardhje për këtë gjë ndjejnë edhe ato që kanë kontribuar për këtë sport vite më parë. Njëri prej tyre është kampioni i shumë viteve me rradhë në këtë sport, pikërisht Ardian Zhuri i cili ndjen keqardhje për këtë gjë dhe ai e shpreh atë edhe për gazetën online www.shkodrasport.com kur thotë: "Para shpresë se më në fund Shkodra do kishte pistë tartani.

Shqipëria merr pjesë në Ballkaniadë, por… me gjysëm ekipi

U duk se u anullua përfundimisht pjesmarrja e ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura që do zhvillohet pas dy ditësh në Stamboll të Turqisë, por mbrëmjen e së mërkurës është gjendur një zgjidhje nga drejtuesit e Federatës sonë. Nëse udhëtimi ka qenë i planifikuar me autobuz me ekip të plotë por ai u anullua për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, tashmë është vendosur që drejt Turqisë të udhëtojë gjysma e ekipit me avion. Nga shkurtimi i delegacionit, e kanë pësuar edhe dy atletët e Vllaznisë Durjon Idrizaj dhe Elvedin Meti ndërkohë që do ikë vetëm Elsid Dizdari.

Kombëtarja e atletikës s’merr pjesë në Kampionatin Ballkanik

Ditën e nesërme duhej të nisej drejt Turqisë ekipi kombëtar shqiptar i atletikës për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që do të zhvillohet më datë 18 shkurt në Stamboll të Turqisë. Në përbërje të këtij ekipi ishin edhe tre atletët shkodranë, Elvedin Meti, Durjon Idrizaj dhe Elsid Dizdari. Bashkë me të, në rolin e liderit të ekipit ishte edhe i mirënjohuri Arben Mlloja. Por lajmi më i fundit që mësohet është se Federata Shqiptare e Atletikës e ka anulluar pjesmarrjen e kombëtares tonë në këtë Ballkaniadë. Arsyeja ka qenë se kombëtarja jonë, për mungesë fondesh nuk do udhëtonte me avion nga Tirana por kishin zgjedhur linjat e autobuzave. Por agjensitë që merren me këtë lloj transporti, nuk e kanë marrë përsipër udhëtimin nisur nga kushtet aspak të mira atmosferike që po mbizotërojnë ditët e fundit.

Bledar Mesi: Vllaznia ka qenë dhe do jetë kampione e krosit

Në garën e fundit, atë të Krosit Kombëtar, ai ka zënë vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Shqipërie në këtë disiplinë sportive. Bëhet fjalë për atletin shkodran Bledar Mesi i cili është nga më të mirët në këtë garë prej vitesh. Ai ka qenë në jo pak raste edhe kampion i vendit. Nëse këtë herë nuk ka dalë i pari (vend që e zuri një atlet i Skënderbeut), kjo e ka një shpjegim. "Kohët e fundit kam qenë për një trajnim me ushtrinë në Francë dhe prandaj nuk kam patur shumë kohë në dispozicion për t'u stërvitur. Kjo ndikoi edhe në paraqitjen time në garën e sivjetme të krosit megjithatë e rëndësishme është që Vllaznia si ekip sërish nuk hoqi dorë nga vendi i parë. Madje mesa di unë, në këto gjashtë vitet e fundit, ajo ka qenë gjithnjë kampione"-ka thënë Mesi.

Trajneri- atlet Albert Marashi: Do jap ende si sportist

Atletika shkodrane e ka nisur mirë vitin 2012 me paraqitjen e bërë në garat e kampionatit të sallave të mbyllura që u zhvilluan pak ditë më parë në Tiranë. Këtë mendim ka njëri nga trajnerët e këtij ekipi pikërisht Albert Marashi. Duke folur për gazetën online shkodrasport.com, ai do shprehej: "Në këto gara, dy sportistë të ekipit tonë zunë vendet e para, pikërisht Elvedin Meti në garën e 400 metrave dhe Durjon Idrizaj në garën e kërcimit trehapësh. Ishte edhe një sportist tjetër që zuri vendin e parë në garën e 60 metrave me pengesa, pikërisht Bajram Muça por që në një mënyrë të turpshme do thosha unë, iu mohua vendi i parë nga gjyqtaria. Ai e kaloi i pari vijën e mbërritjes por në fund të garës është rrëzuar dhe gjyqtarit ia humbi garën.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR