Kampionati i peshëngritjes në Durrës. Vllaznia pa pretendime

0
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që të zhvillojë kampionatin kombëtar të të rriturve të hënën që vjen në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Siç bëhet e ditur, nga ora 12:00 e mesditës e deri pasdite vonë...

PESHËNGRITJE: KAMPIONËT E VITIT 1961

0
Kampionët e peshëngritjes së vitit 1961 sipas peshave: 1.Pesha shumë e lehtë      Besim Pulaj (17 Nëntori) 243.5 kg2.Pesha gjysëm e lehtë     Fahmi Telegafi (Tomori) 245 kg3.Pesha e lehtë                Bajram Kurti (17 Nëntori) 282.5 kg4.Pesha gjysëm e mesme  ...

Asim Belinova rizgjidhet në kryesinë e Federatës

0

Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për postet më të larta drejtuese të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pikërisht ato për president dhe për anëtarë kryesie. Të zhvilluara në Vlorë, këto zgjedhje kanë shkuar normalisht duke mos patur asnjë problem dhe në këtë drejtim kjo është për t'u përgëzuar sepse në fakt, fushata parazgjedhore, sidomos ajo për president, ka qenë pak "e nxehtë". Megjithatë dje nuk ka patur asnjë problem. Presidenti i mëparshëm- Elez Gjoza, ka fituar shumicën e votave- 15, përballë 5 votave që ka marrë kundërshtari tjetër Theodori Masllavica.

Saimir Lagja, kampioni i ardhshëm i peshëngritjes shkodrane

0

Sporti i peshëngritjes në vite ka rregjistruar emra kampionësh shkodranë. Sigurisht që "qershia mbi tortë" në mes tyre është Erkand Qerimaj që ka arritur deri tek titulli- KAMPION EUROPE.Natyrshëm që pyetja e cila lind është nëse do të kemi pasues të tij apo jo? Emrat që po spikasin sigurisht që janë ato të Xhulio Prronit dhe Emanuel Lushit por për të shkuar më poshtë, tek ata me moshë më të vogël, "zbulojmë" një tjetër emër kampioni të ardhshëm. Ai është Saimir Lagja.

Tuzi: Shtangistët e Vllaznisë stërviten në kushte të papërshtatshme

0
Peshëngritësit e ekipit të Vllaznisë prej 7-8 muajsh stërviten në kushte aspak komode, pikërisht në një nga korridoret e dhomave të zhveshjes të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Ka ndodhur kështu për shkak të prishjes së palestrës së këtij...

Emanuel Lushi, përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror

0

Një ndër tre sportistët që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që zhvillohet muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe 18 vjeçari shkodran Emanuel Lushi. Ai konsiderohet si elementi më me perspektivë i këtij sporti në vendin tonë dhe pikërisht për këtë, pavarësisht moshës së tij, është përzgjedhur bashkë me Erkand Qerimajn dhe Briken Caljen për të përfaqësuar vendin tonë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

ERKAND QERIMAJ SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË

0

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Shqipërinë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë por jo vetëm kaq. Rezultatet e arritura si në stilin e shkëputjes ashtu edhe në atë të shtytjes kanë qenë të mira, çka treguan se kampioni I Europës në fuqi, e ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe tashmë po bëhet gati për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kampionati më 16 tetor. Vllaznia ka pretendimet e veta

0

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka caktuar datën 16 tetor për zhvillimin e kampionatit kombëtar të të rriturve. Vendimi është bërë publik nga sekretari i saj Agron Haxhihyseni ndërkohë që ekipi i Vllaznisë ka kohë që ka nisur përgatitjet për këtë kampionat.Shqetësimi kryesor për të ka qenë padyshim mungesa e palestrës për shkak të prishjes së asaj ekzistuese nga rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” dhe për këtë arsye sportistët dhe trajnerët janë detyruar të degdisen sa në njërin vend në tjetrin për t’u stërvitur. Kuptohet që ekipi i Vllaznisë do të ketë pretendimet e tij për titullim kampion jo vetëm me disa sportistë në peshat respektive por edhe si ekip.

Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Europian të të rinjve

0

Shqipëria e peshëngritjes është bërë gati që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të të Rinjve dhe të moshës deri në 23 vjeç, që nga data 1, deri më 10 tetor do të zhvillohet në Izrael. Për të rinj, shtanga kuqezi do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi në peshën 62 kg, Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Kurse për moshën deri në 23 vjeç përfaqësuesja kuqezi do të jetë e përfaqësuar nga Krenar Shorja në peshën 94 kg.

Vllaznia: Absurde, zhvillohet kampionati i të rinjve dhe s’kemi njoftim

0

Më 18 korrik në Durrës do të zhvillohet kampionati kombëtar i të rinjve dhe paratërinjve në peshëngritje.