Opinion nga Petrit Hoxha
Ditet e fundit sporti i peshengritjes, dikur krenaria e sortit shqiptar, po perpelitet si mos me keq. Mediat kane mprehur veshet,syte dhe s’kana ngurruar te sensibilizojne cdo gje qe per to po ndodh! Çfare po ndodh dhe me “FISNIKERINE” e ketij sporti? Sporti ne perberjen e tij ka: bazen materiale (mjetet dhe materialet didaktike), ambjentin e pershtatshem, djem dhe vajza me prirje te veçanta dhe me vullnet te hekurt, trajnere e specialiste, strukturat drejtuse nga klubet ne qender (federate) dhe “statutin” (bibla apo kurani i çdo sporti) qe e gjithe kjo armate e mesipershkruar duhen ta respektoje!
Ne koke duhet te kete nje president,qe te n’xise politika inkurajuse dhe te rrise bashkepunimin mes gjithe faktoreve sportiv.Duhet te kete nje strukture te afte profesionalisht te qarte dhe funksionale ku te perbehet nga:
1.presidenti.
2.sekretari.
3.drejtori teknik, qe eshte dhe trajneri i kombetares.
4.trajneri i kombetares per vajzat.
5.trajneri i te rinjve te ekipit kombetar. Ky mund te kete edhe nje ndihmes moshash.
Ky staf i specializuar dhe i interesuar dretpersedrejti per cdo problem!duhet te ndertohet menjehere dhe cdo formacion tjeter qe ekziston!duhet bere ‘nul’
Pra te dashur miq,dashamires te sportit!ka zhurme,fjale,ofeza,spekullime,zhvatje dhe cdo gje tjeter qe nuk i sherben sportit!!sepse ska trajnere e specialiste te afte;qe te dine te organizojne punen dhe te kerkojne llogari.
Trajneret fshihen,servilosen, bejne cdo gje, por jo ate te trajnerit.
Ato nxjerrin sportistet ne balle te luftes es pandershme!eshte e padrejte qe teajneret ngrihen vetem kur cenohen interesat e tyre. Eshte e paimagjinushme te shohesh Erkandin, Danielin, Brikenin etj,ku palester e tyre eshte bere “studioja televizive”. Kjo situate duhet te marre fund.
Elez personalisht nuk e mohoj qe te kam shok dhe mik te vjeter dhe s’jam dakord me fjalet qe te adresohen, por duhet te mendosh qe sportin e ben dashuria dhe maredheniet e mira mes drejtuesve dhe sportisteve. Kur s’te duan, duhet te largohesh.
Une qe ne fillimet e mia si trajner,u jam drejtuar sportisteve qe kam patur duke ju thene: kur te merziteni me mua dhe te mos me doni me, me thoni dhe largohem menjehere! Ne sport kerkohet perhere situate e qete dhe relaksuse pasi aty sakrifikohet rinia, jeta. Derdhet shume djerse e gjak,prandaj me shume largepamesi dhe kujdes.
Jo vetem si teorik apo kritikues qe ne shqiptaret e kemi me bollek;por ne realitet dhe fizikisht mund te afrohem prane peshengritjes shqiptare!per te risjell dinjitet, pergjegjesi, cilesi dhe rezultat te ndershem.
Me Petrit Hoxhen specialist apo trajner, do ishte Elez Gjoza i pari qe do te ndiqte garat e peshengritjes te çdo niveli nga tribuna. Pra do ndikohesha ne ndarje te qarte te pergjegjesive dhe sportistet s’do kishin me pune e probleme me drejtues te ndryshem ne federate.
Te gjithe duhet te jene vetem ne sherbim te sportisteve.
Mua me njohin te gjithe. Te vjeter e te rinje dhe besoj se keshtu me vleresojne, si te papajtueshem me pazare e pislleqe. Uroj sqarim dhe tejkalim te situates te peshengritjen shqiptare.