Ndahet nga jeta Çesk Jubani, historia e shahut shkodran

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një tjetër emër të njohur. Atë të shahistit Çesk Jubani i cili është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82 vjeçare. Një njeri i dashur për të gjithë dhe padyshim që mungesa e tij do të jetë e madhe tek familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij.
Shah/ Vllaznia renditet e treta në kampionatin kombëtar ekipor
VIDEO/ Bruno Kola: Vllaznia e çiklizmit po rikthehet, ndonëse me shumë vështirësi
Bruno Kola merr një tjetër kupë. Këtë herë në Prizren

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola vetëm pak ditë pas suksesit në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë ku zuri vendin e parë, sot ka arritur një tjetër. Këtë herë në Prizren të Kosovës. Ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar kupën në turneun-memorial "Shaban Shala". Por jo vetëm kaq.
Mbyllet edicioni i 10-të i ‘Triathlon Labeat’, shpallen fituesit sipas kategorive
Astrit Kronaj dhe Vllaznia fitues të etapës së dytë të Rrethit

Dominimi i çiklistëve shkodranë ka vijuar edhe në etapën e dytë të Rrethit Çiklistik të juniorëve dhe kadetëve që po organizon FSHÇ-ja, atë me itinerar Elbasan- Fier. Pavarësisht shkëputjeve të herëpashershme edhe këtë etapë, çiklistët kanë mbërritur në grup deri në hyrje të Fierit, aty ku kanë nisur edhe shkëputjet dhe në fund, i pari që ka prekur vijën e mbërritjes ka qenë Astrit Kronaj i Vllaznisë.
Puka: Në palestrën e taekondosë stërviten aktualisht 80 vetë
Çiklistët e Vllaznisë dominojnë në garat e Kampionatit Kombëtar

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar edhe në etapën e dytë të kampionatit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë. Bruno Kola ka fituar edhe në këtë etapë të dytë duke u shpallur sërish fitues në kategorinë kadetë ndërsa në podium janë ngjitur edhe dy çiklistët e tjerë të Vllaznisë, Kledison Cani dhe Sokol Murana. Gara e kadetëve ka patur më shumë rivalitet dhe fitues është shpallur vetëm në fund.
Katër sportistë shkodranë pjesmarrës në Lojërat Europiane
Në rradhët e delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e I-ra Europiane që do të zhvillohen në datat 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit, natyrisht që nuk mund të mungonin edhe sportistët shkodranë. Janë jo pak por katër të tillë dhe për koinçidencë, të katër ato i takojnë atletikës. Bëhet fjalë për kampionin dhe rekordmenin e garës së kërcimit së gjati Izmir Smajlaj si dhe për Ardit Rashin, Mario Shestanin dhe Gledis Hallunin.Pjesë e kësaj liste është edhe boksieri vlonjat që konkurron për Vllazninë Rexhildo Zeneli ndërkohë që ka qenë i planifikuar edhe boksieri shkodran Kristian Demaj por ai për arsye dëmtimi, e ka patur të pamundur për të qenë pjesë e këtyre Lojërave.