Dominimi i çiklistëve shkodranë ka vijuar edhe në etapën e dytë të Rrethit Çiklistik të juniorëve dhe kadetëve që po organizon FSHÇ-ja, atë me itinerar Elbasan- Fier. Pavarësisht shkëputjeve të herëpashershme edhe këtë etapë, çiklistët kanë mbërritur në grup deri në hyrje të Fierit, aty ku kanë nisur edhe shkëputjet dhe në fund, i pari që ka prekur vijën e mbërritjes ka qenë Astrit Kronaj i Vllaznisë.

Në vend të dytë sërish Amarildo Goga i Apolonisë ashtu si ditën e djeshme ndërsa në vend të tretë është renditur Bruno Kola i Vllaznisë. Si ekip, sërish ai shkodran ka zënë vendin e parë duke forcuar pozitat e tij në renditje dhe po i afrohet shumë fitores së këtij Rrethi. Ndërkohë nesër zhvillohet etapa e tretë, ajo me itinerar Fier- Vlorë që pritet të jetë shumë përcaktuese për fatet e renditjes ekipore megjithatë çiklistët e Vllaznisë duken shumë të vendosur për të fituar sërish.

© shkodrasport.com