Data 10 shkurt 2022 do te mbetet gjate ne kujtesen e tij. Kjo sepse ajo shenon debutimin e tij me ekipin e pare te Vllaznise. E kemi fjalen per mesfushorin me tipare sulmuese Paulo Pjeshka, i cili vetem pas 8 ditesh do te mbushe 19 vjeç.

Si pjese e ekipit U19 te Akademise Vllaznia, ai ka spikatur me performancat e tij dhe per rrjedhoje prej disa kohesh stervitet me ekipin e pare te klubit shkodran.

Derisa erdhi momenti i sotem qe trajneri Brdariç vendosi ta hedhe ne fushe ne pak minuta te fundit te ndeshjes se kupes ndaj Flamurtarit. Nje moment qe ai do te kujtoje gjithmone.

Per fat te keq, ne momentin e aktivizimit te tij, i vellai- Denisi qe eshte pjese e Flamurtarit, ishte larguar nga fusha per arsye demtimi, duke mos patur mundesine qe te luante bashke me te ne fushen e lojes.

Trajneri i Vllaznia U19 Vioresin Sinani jo me larg se sot ne nje interviste per “Shkodra Sport” deklaroi se pjese e ekipit te ti jane disa lojtare te cilet shume shpejt do te behen te njohur edhe ne Superlige dhe njeri prej tyre pritet te jete edhe Paulo Pjeshka.