Dy jave me pare ne Vlore shenoi te dy golat per Vllaznine te cilet i hapen rruge kualifikimit te saj per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise. Sot shenoi serish te vetmin gol ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe i dha nje tjeter fitore asaj, njekohesisht edhe kalimin ne turin tjeter.

E kemi fjalen per futbollistin boshnjak Zinedin Mustedanagiç, i cili eshte vetem 23 vjeç e gjysem por tek Vllaznia po shfaqet si protagonist, sidomos ne ndeshjet e kupes.

Me golin e shenuar sot ndaj vlonjateve, ai e ka çuar ne 6 numrin e golave ne kete kompeticion duke qene shenuesi me i mire per ekipin e Vllaznise.

Nje futbollist qe nuk e nisi sezonin si titullar, por qe tashme po ben mire dhe sidomos ne ndeshjet e Kupes, nderkohe qe ne kampionat deri tani ka shenuar vetem 1 gol./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA NË KUPË:

Turi 1

Labwria- Vllaznia 2-1 (Çoba)

Vllaznia- Labwria 4-0 (Djurdjevic, Aralica, Mustedaganiç, Heriç)

Turi 2

Pogradeci- Vllaznia 0-2 (A. Hoxhaj, Mustedanagiç)

Vllaznia- Pogradeci 6-1 (Mustedanagiç, Aralica 2, Latifi, Pura aut, A.Hoxhaj)

Turi 3

Flamurtari- Vllaznia 1-2 (Mustedaganiç 2)

Vllaznia- Vllaznia 1-0 (Mustedanagiç)