Plot 13 futbollistë shkodranë janë federuar në ekipet e tjera të Superligës për sezonin e ri futbollistik, atë 2019-2020. Pra më shumë se një formacion i plotë, ndërkohë që shumë të tjerë kanë përfunduar në Kosovë tashmë. Kjo tregon se futbollistët e këtij qyteti mbeten ende të preferuar nga skuadrat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Kështu, duke i hedhur një vëzhgim listave të federimit të sezonit të ri, konstatojmë se tek Partizani janë federuar Esin Hakaj dhe Erald Çinari, tek Tirana Edon Hasani, ndërsa tek Teuta janë Arlind Kalaja dhe Uendi Vecaj.

Sakaq numri më i madh i shkodranëve rregjistrohet tek Flamurtari, për të cilin do të luajnë në sezonin e ri Xhevahir Sukaj, Olsi Gocaj, Ansi Nika dhe Denis Pjeshka.

Tek Laçi sakaq pjesë e rëndësishme e tij është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj ndërsa tek Luftëtari po luajnë Enes Isufi dhe Armenis Kukaj. Edhe tek Bylis ka shkodranë, pikërisht mesfushori- sulmues Eridon Qardaku.

13 futbollistë shkodranë luajnë në ekipet e tjera të Superligës dhe ndërkohë tek Vllaznia kanë ardhur shumë të huaj. Ky është futbolli, kjo është merkatoja!
© shkodrasport.com